Tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqendrimi i shoferit dyshohet se ka shkaktuar ngjarje në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona.
Kështu tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po lëvizte në korsinë e djathtë.
“Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e mire dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zja.rrin”, theksoi ai.
Per detajet e reja ndiqni videon