Bregdeti shqiptar nga veriu në jug është i mbushur me hotele.
Por jo të gjithë mund t`i përballojnë çmimet e tyre.
Në Borsh, që kryesisht frekuentohet nga familjarë, alternativë janë dhomat me qira.
Janë të shumtë vendasit që shtëpitë i kanë vendosur në dispozicion të turistëve.
Çmimet mbeten konkurruese.
Pavarësisht kostove që janë më të larta, këtë verë thonë se nuk do të ketë shtrenjtime.
Vit pas viti përpiqen që të ofrojnë kushte më të mira për turistët.
Për shumë ky biznes ka mbetur familjar. Çdo gjë e përballojnë vetë pa punësuar të tjerë.
Thuajse çdo verë janë të njëjtët turistë besnikë.
Rikthimi i tyre, falenderimet dhe urimet për festa ua shpërblejnë mundin atyre që u hapën shtëpitë.