Video/‘E kam vajzën e sëmurë’, fqinja tregon detaje për 34-vjeçaren që u hodh nga pallati bashkë me djalin: Nëna e saj nuk dinte gje

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarjaqë ndodhi në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku mesditën e kësaj të premteje 34-vjeçarja Pamela Mërtiri u hodh nga kati i pestë i një pallati.

Një fqinje tregon se mamaja e Pamelës po e kërkonte në lagje, pak momente përpara ngjarjes.

Ata kishin shkuar dje në Vlorë, pasi prej pothuajse një viti jetonin në kryeqytet.

“Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë, iu kishte kërkuar prindërve që të vinin në Vlorë, Takova dje të ëmën e saj dhe më tha “kam Pamelën sëmurë”. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lini vetëm.

Sot erdhi e ëma dhe më tha “a e ke parë Pamelën dhe djalin”, jo i thashë unë, dhe dola me vrap për ta parë. Për mos tia lënë atyre peng erdhi dhe u hodh këtu. Nuk e meritonin as doktor Vironi dhe as gruaja e tij. Ata po e kërkonin, kishte dalë më përpara”, shprehet dëshmitarja.

Sipas dëshmitarëve, gruaja nuk jetonte në këtë pallat. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë gruan që të ndërmerrte këtë akt.

34-vjeçarja mësohet se jetonte në Tiranë së bashku me fëmijën e saj, dhe kishte shkuar në Vlorë për të takuar prindërit e saj.