Këto janë pamjet ku banonte Klodian Çalamani
Kamera e emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka hyrë brenda dhomës ku jetonte Çalamani. Përpara se emisioni Uniko të futej në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të ngjarjes.
Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 Nëntorit.
Një banor i lagjes në fshatin Grecalli të Fierit, aty ku ndodhi ngjarja, na tregon më shumë rreth personalitetit të Klodian Çalamanit.
Shtëpia e Klodian Çalamanit ka mbetur e hapur pas largimit të policisë. Drita e oborrit qëndron ende e ndezur. Aty nuk banon askush. Herë pas here hyjnë familjarët e 8-vjeçarit Mateo, të dëshpëruar dhe të mbushur me mllef sa herë shikojnë cepin në fundin e oborrit të shtëpisë ku ndodhi ngjarja. /tvklan.al