Përbërësit
350 gr kos
6 vezë
3 thelpinj hudhër
1 lt ujë
1 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji spec i kuq (paprika)
Përgatitja
Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë.Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë.Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për 1 minutë. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatë për servirje.Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë.