Për shumë vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë të preferuarat e shumë femrave, por vitet e fundit vihet re një dëshirë për të patur vetulla sa më të plota dhe natyrale. Në qoftë se jeni lodhur duke i konturuar çdo ditë vetullat me laps e furçë, Living ka një zgjidhje për ju, një nga toa zgjidhje që me siguri nuk do e dëgjoni kurrë nga goja e parukieres suaj. Bëhet fjalë pë 3 trajtime 100% natyrale që trashin vetullat dhe u japin një formë të përsosur natyrale. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulat e qimeve,eliminoni toksinat nga lëkura dhe parandaloni rënien e tyre.
1.Vaj kokosi dhe vaj ulliri: Kombinimi i vajit të kokosit dhe atij të ullirit është një ndër metodat më efektive për trashjen e vetullave. Të dy këta vajra janë të pasur me acide yndyrore Omega-3, aminoacide dhe vitaminë E, tre përberës shumë të rëndësishëm që forcojnë folikulat e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre. Përzieni në një filxhan kafeje 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit të shkrirë. Më pas me ndihmën e një kruajtëse veshësh ose mollëzat e gishtave, masazhoni vetullat në gjithë gjatësinë e tyre derisa të përthithin mirë gjithë sasinë e vajit. Këshillohet që ky trajtim të përdoret 3 herë në javë dhe kryesisht para se të flini gjumë, në mënyrë që të veprojë gjithë natën.
2.Vaj bajamesh dhe vazelinë: Nëse i keni të dy këta produkte në shtëpinë tuaj, mos hezitoni në asnjë moment t’i përdorni pasi rezultati është thjesht fantastik. Acidet yndore Omega-3, aminoacidet, vitamina E dhe substancat e tjera jo vetën që ushqejnë folikulat e vetullave, por edhe i forcojnë ato dhe i ndihmojnë të rriten në mënyrë uniforme. Kombinimi i vajit të bajameve dhe vazelinës arrin të reduktojë efektet negative të shkaktuara nga dielli apo toksinat e ambientit. Merrni sipas dëshirës 1 lugë gjelle vaj bajamesh dhe ½ lugë çaji me vazelinë. Pasi vazelina të jetë lidhur me vajin e bajameve, krihn vetullat me ndihmën e një furçe dhëmbësh ose furçë rimeli që nuk e përdorni më. Lëreni të veprojë për disa orë dhe në fund thjesht fshini vetullat.
3.Xhel aloe vera dhe vaj lini: Aloe vera ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe substanca hidratuese që ushqejnë qimet e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre. E kombinuar me acidet yndyore të vajit të linit dhe vitaminat e tij, sapo keni krijuar një produkt ushqyes për vetullat. Merrni një sasi të vogël xheli nga aloe vera (1lugë çaji) dhe bashkojeni me 1 lugë çaji vaj ulliri. Me ndihmën e gishtit tregues ose të ndonjë furçe lyeni vetullat para së të flini. Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Të nesërmen lani fytyrën dhe vetullat me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë.