Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e 19-vjeçares shqiptare, ditën e djeshme në Athinë. Ajo u vra nga partneri i saj 25 vjeç, gjithashtu shqiptar, i cili kishte shumë shpërthime xhelozie.
Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e koka inës kur ka kryer vrasjen, por deri më tani ende nuk është konfirmuar.
Ndërkohë, avokati thotë se 25-vjeçari shqiptar është penduar dhe ka dashur që të kërkojë falje, por nuk është mirë emocionalisht.
Gjithashtu, deri më tani dyshohet se shkak i vrasjes është bërë një mesazh i mbërritur në telefonin e 19-vjeçares. Sipas mediave në Greqi ka qenë ky mesazh, arsyeja që 25-vjeçari ka shkrepur dy herë armën në kokën e partneres së tij, e cila ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.
Kujtojmë se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren.
“Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partneren time. Ajo ka vdekur në shtëpi”, ka thënë i riu në polici.