Një nga njerezit qe humben jeten në Bullgari është edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Hani i Elezit.
Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti duke bashkangjitur edhe një mesazh për humbjen e të bijës.
Së fundmi është publikuar edhe fotoja e saj. Kujtojmë se 27-vjeçarja kishte shkuar në Turqi për disa ditë pushimi. Në kthim, autobusi me të cilin ajo udhëtonte shpërtheu në flakë.