Qeveria e Republikes se Kosoves ka njoftuar se ka miratuar propozimet e fundit te bera nga Ministria e Shendetesise duke bere shfuqizimin e pikave te vendimit te marre ne 31 maj 2020, ne te cilat eshte percaktuar qe:
– Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe kanë në posedim rezultatin negativ të testit për COVID-19, jo më të vjetër se 4 ditë, nuk do t`ju nënshtrohen procedurave të vetizolimit; Ndersa ata që nuk kanë testin, detyrohen të vetizolohen për 7 ditë;
– Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare;
– Deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do të reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Mirepo ende mbetet në fuqi pika e vendimit sipas të cilës është përcaktuar që të gjithë ata që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve ne pikat kufitare dhe t’i zbatojnë patjeter masat mbrojtëse kundër COVID19.
Deri më 12 qershor 2020, Ministria e Shëndetësisë miraton Manualin për Mbrojtje nga përhapja e viirusit CO VID-19, dhe aty specifikohet gjithcka qe ka te beje me organizimin e punës në të gjitha bizneset private, ndërmarrjet publike, në institucionet publike dhe çdo veprimtari tjetër.