Hyn në fuqi vendimi i cili i rrit pensionet në masën 2.3% dhe ky eshte nje lajme i mire per pencionistet shpresojme qe rritja te jete dhe me e madhe.
Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.
Nga zbatimi i këtij vendimi do të përfitojnë mbi 669 500 pensionistë, mbi 12 mijë nëna të cilat janë të vetëpunësuara në sektorin bujqësor e që përfitojnë barrëlindjen dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800.
Pagesat me shtesat e rritura do të nisin të përfitohen menjëherë që në muajin prill të këtij viti.
Më poshtë paraqiten detajimet për efektet financiare në buxhetin e shtetit:
-Efekti financiar për 543.500 individë që marrin pension qyteti është 1.73 miliardë lekë;
-Shuma që shtohet nga buxheti për 121.200 pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë;
-Shtohen në buxhet 3.2 milion lekë për 2.600 pensione sociale;