Ditën e sotme Izraeli vendosi të lehtësojë masat anti-Covid duke bërë me dije se do të hapen shkollat dhe do të hiqen maskat në ambiente të jashtme.
Të gjitha shkollat janë hapur në këtë vend, në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit, pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë në vend deklaroi se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, ajo do të vijojë të jetë e detyrushme në ambiente të mbyllura.
Ministria e Edukimit ka thënë se tani pas kthimit të të gjithë fëmijëve nëpër shkolla, këto institucione duhet të inkurajojnë mbajtjen e higjienës personale, ventilimin e klasave dhe mbajtjen e distancës fizike, sa më shumë që është e mundur gjatë pushimeve mes orëve të mësimit.
Me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, Izraeli ka vaksinuar 54 për qind të qytetarëve me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.