Varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës dhe raste pozitive janë konfirmuar edhe në vendet fqinje si Greqia, Kosova apo Maqedonia e Veriut.
Sipas “A2News” një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin Delta të koronavirusit, i njohur edhe si varianti indian. Bëhet me dije se ky person ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta. Deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjê rast të konfirmuar me këtë variant, por përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë ngritur alarmin
Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim.