Ditën e sotme në “BBVA” u dha lajmi se banorja e shtëpisë, Valbona Mema është larguar nga shtëpia. Ky vendim erdhi pasi e motra e saj është e sëmurë.
Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.
“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi këtu. Familja është më e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë ju dhe @bigbrotheralb_vip”, shkroi ajo krahas videos.