Këngëtarja Valbona Mema, banorja më e re e “Big Brother VIP Albania” gjatë një loje të zhvilluar për banorët shtëpisë, artisja bëri një rrëfim mjaft prekës, ku na tregoi të gjithëve se ka pasur një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët, pasi i është dashur të përballet me disa vështirësi.
Këngëtarja tregon se ka humbur një prej vëllezërve të saj , po ashtu rrëfen dhe se si është rritur.
Mema po ashtu tregon se ajo doli fituese për të shkuar në Liceun Artistik, por në vend të saj dërguan dikë tjetër.
“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.
Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…
10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.
Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.
Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para.
Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.”- ka treguar Valbona Mema.