Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka thënë se vala e variantit Omicron është në rënie. Sipas ekspertëve Shqipëria dhe vendet e rajonit po pësojnë ulje të infektimeve së fundmi, duke menduar se kjo val po vjen drejt shuarjes.
Alimehmeti u shpreh se në pranverë pritet që të dalim nga faza akute e pandemisë.
“Ne po dalim nga dallga e madhe e valës Omicron, le të themi nga faza akute e situatës, dhe ne presim që në Pranverë të dalim nga faza akute e pandemisë dhe në Shqipëri.
Ne shohim që numri i njerëzve që është infektuar është goxha i lartë, pra Omicron ka prekur pothuajse gjithë xhepat e paprekur, ka njerëz që janë infektuar për herë të dytë”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti për Klan Tv.