Vakti i mëngjesit pët atletët olimpikë që ulë kolesterolin dhe të mbron zemrën tuaj

Pra, çfarë hanë atletët olimpikë?
Ndërsa numri i kalorive ndryshon për çdo atlet, të gjithë ata ndajnë të njëjtin qëllim – të jenë sa më të fortë dhe të japim maksimumin e tyre. Në fund të fundit, dieta duhet të fokusohet në atë që e bën trupin tuaj të ndihet mirë dhe i fortë.

Avokado dhe vezë të ziera në tost me brumë të fermentuar
Shumë atletë priren të shijojnë vakte më të mëdha gjatë ditës për të mbajtur trupat e tyre të ushqyer gjatë ditëve me trajnim intensiv.

Prandaj, avokado dhe vezët e ziera janë mëngjesi i kampionëve për shumë olimpikë.
Avokadot, të mbushura me yndyrna të shëndetshme, janë një zgjedhje e shkëlqyer për ruajtjen e niveleve të kolesterolit. Ato janë gjithashtu plot antioksidantë kundër plakjes dhe me gati 20 vitamina e minerale. Ngrënia e një avokadoje çdo ditë për pesë javë mund të përmirësojë nivelin tuaj të lipideve, duke reduktuar kolesterolin total dhe duke ulur llojin “e keq”.

Vezët e ziera, të mbushura me proteina, janë një domosdoshmëri në dietën e një atleti për ndërtimin dhe forcën e muskujve. Proteina është thelbësore për olimpistët, duke ndihmuar në forcimin e muskujve dhe parandalimin e lëndimeve por ehe duke ndihmuar atletët të shmangin sëmundjet pasi forcon imunitetin.

Tosti me brumë të fermentuar është i pasur me karbohidrate komplekse, dhe nxit stërvitjen e një atleti. Këto karbohidrate mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e inflamacionit, i cili mund të jetë i lartë për shkak të ngarkesave intensive të stërvitjes.

Një nutricionist i njohur tha: “Dietat duken të ndryshme për çdo olimpist bazuar në sportin dhe preferencat e tyre personale. Por në fund të fundit, dieta e një atleti duhet të ushqejë trupin e tyre, duke i mundësuar ata të konkurrojnë sa më mirë.

“Një dietë e ekuilibruar, e pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, është thelbësore për të gjithë – jo vetëm për atletët olimpikë, ” shprehet nutricionisti. shiko.news