Postimi i plotë i Bratajt:
Vaksina kundër koronavirusit!
Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre.
Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.
Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!)
Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.
Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.
Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.
Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.
Një kujtesë e detyrueshme për të kuptuar se në botën perëndimore, provat klinike zgjasin të paktën një vit. Në rastet urgjente si pandemia mund të shkurtohet koha, por duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re. Në këtë kontekst, përpjekja për të prodhuar një vakisinë të aftë për të ndaluar epideminë e koronavirusit po vazhdon pa ndërprje.
Më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës. Vaksina ChAdOx1-S, bazohet në adenoviruset jo-përsëritëse që rrjedhin nga shimpanze, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.
Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina tyë tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike.