Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ku efektivja e policisë Aldorjana Loshi, 21-vjeçe ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” ndërsa policja punonte pranë Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz. Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me rethanat e ngjarjes së rëndë.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.