Në muajin Tetor 2020 Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldina.
“Sot vogëlushja jonë mbushi 2 vjeç. Falenderoj çdo ditë Zotin për këtë bekim që ma mbushi jetën me lumturi! Lutem që të gëzosh shëndet, ta ruash zemrën e bardhë e plot dashuri, siç e ke tani, drita ime! Do doja të shihja vetëm buzëqeshje në fytyrën tënde zogu im pushverdhë…Kur qesh ti, për mua qesh i gjithë universi dhe zemra ime çel në çdo përkëdhelje tënden”, ka shkruar ajo.