Këngëtarja Aurela Gaçe bën pjesë tek ato personazhe që gjithmonë ka ruajtur privatësinë e fëmijëve të saj, deri kur ato vetë kanë treguar interes për skenën. Kështu ka ndodhur me vajzën e madhe Grace, po ashtu edhe me të voglën e familjes Abi.
Aurela ka bërë një postim në llogarinë e saj, ku duket Abi duke performuar në skenën ku këngëtarja këndon çdo fundjavë. Atomsfera e krijuar është e gjitha një magji, por vëmendjen më të madhe e ka tërhequr mesazhi i fortë që ka përcjellë Aurela, shoqëruar me videot.
“Abi ime, e vogla e mamës . Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, ia plotësova dëshirën. Ishte e përgatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performancës…. Por, ndodhi që nuk bëri koreografinë që kishte muaj që e mësonte përmendësh. U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehtë. Por çfarë më gēzoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografinë e saj. Përkundrazi, vazhdoi jepte performancë me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.
Të des mama ❤️ .
Faleminderit të gjithëve ju miq e dashamirës që ishit aty atë natë edhe e mbështetët një fëmijë me dëshira, si çdo fëmijë tjetër. Fëmijët tanë të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorëzofshin përballë sfidave të jetës. Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrën (se si prind, sigurisht nuk do të më vinte mirë ta shihja të trembur e të tërhiqej.) Një lutje për fëmijet tanë…të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet!”, – ka shkruar ajo.