Vajza e tij i dedikoi këngë, Iliri nuk i mban dot lotë kur e dëgjon në Big Brother

Dedikimet personale janë bërë të shpeshta në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi, Ilir Shaqiri ka patur një moment shumë emocionues. Produksioni i ka vendosur në sfond këngën e re të vajzës së tij, Emily.

Sapo i dëgjoi zërin, Iliri i mbushi sytë me lot dhe filloi ta dëgjonte me vëmendje.

“O Zot”, tha finalisti me lot në sy.

Kujtojmë që ditën e premte është finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe fituesi do të shpallet mes Ilirit, Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës./abcnews.al