Një në pesë vdekje në botë është e lidhur me një dietë të pashëndetshme, sipas hulumtimit të botuar në revistën mjekësore Lancet.
Njëmbëdhjetë milionë vdekje në mbarë botën në 2017 janë të lidhura me njerëz që konsumojnë një dietë të pasur me sheqer, kripë dhe mish të përpunuar, e cila ka kontribuar në zemër, kancer dhe diabet.
Studimi zbuloi se në mesin e 195 vendeve të anketuara, përqindja e vdekjeve të lidhura me ushqimin ishte më e larta në Uzbekistan dhe më e vogla në Izrael.
Konsumi i ushqimeve të shëndetshme ishte mesatarisht shumë i ulët dhe dominonin njerëzit që konsumonin shumë pije të ëmbla, mish të përpunuar dhe kripë.
Anketa globale e barrës së sëmundjeve ndoqi trendet në konsumin e 15 produkteve ushqimore midis viteve 1990 dhe 2017.
Dieta e varfër është faktori më i madh i rrezikut – konkludoi Chris Murray, drejtor i Institutit të Shëndetit dhe Sigurisë në Universitetin e Uashingtonit, i cili udhëhoqi këtë hulumtim.
“Kjo konfirmon atë që shumë menduan për disa vite”, shtoi ai.
“Një dietë e varfër është përgjegjëse për më shumë viktima se çdo faktor tjetër i rrezikut në botë”, theksoi më tej Chris Murray.
“Vlerësimi ynë sugjeron që faktorët kryesorë të rrezikut në dietat janë konsumimi i lartë i natriumit, ose marrja e ulët e ushqimeve të shëndetshme, si kokrra, fruta, arra, farëra dhe perime”.