Ushqimet qe parandalojne semundjet tumorale

LIDHJA MIDIS USHQIMIT & KANCERIT!
Vleresohet se 30 – 40% e rasteve te kancerit mund te parandalohet vetem nga menyra e te ushqyerit dhe stili i jeteses. Konsumi i tepruar i mishit te kuq, produkteve me sheqer te perqendruar, miellit te bardhe, mungesa e fibrave, c’ekuilibri i raportit omega 3 – omega 6 dhe jeta sedentare nxisin ndjeshem zhvillimin e kancerit.

USHQIMI QE PARANDALON SEMUNDJET TUMORALE:
Konsumi i bollshem i frutave dhe zarzavateve te freskta dhe i farave te tipit te linit mund te forcojne mbrojtjen kunder kancerit. Allium – perberesi kryesor i qepeve dhe hudhrave, dhe zarzavatet kryqezore jane vecanerisht te dobishme ne saje te perberesit sulforaphane i cili eshte me bollek te brokoli.Aktivitet mbrojtes nepermjet ushqimit kane edhe perberes si minerali Selenium, acidi folik, vitamina B12, vitamina D, klorofili dhe antioksidante si luteine, cryptoxanthine, lycopene dhe a-karotene. Gjithashtu probiotiket dhe enzimat jane elemente te dobishem te ushqimeve per te parandaluar dhe penguar aktivitetin kancerogjen.
Kjo do te thote sa me shume:
-Perime si domate, brokoli, lakra, qepe, rukola & spinaq
fara & fruta te thate
-Fruta te stines te te gjitha ngjyrave sidomos manaferra, thana, qershi, boronica
-Drithra te plote dhe pa shume perpunim si orizi, tershera
-Kos & buke te zeze pa maja
-Peshk & fasule
-Vaj ulliri te mire dhe
-Sa me shume levizje

Blerina Bombaj