USHQIMET QE NDIHMOJNE TE KURONI INFEKSIONET URINARE!
-Lengu i thanave – eshte nder me te rekomanduarit pasi rrit acidin hipurik ne urine i cili disfavorizon rritjen e mikrobeve ne kanalet urinare. Duke qene e veshtire te gjenden thanat, mund te kerkoni tableta thanash ne dyqanet e produkteve te shendetshme ushqimore.
-Kosi – permban mikroorganizma te dobishem te cilet mund te ndihmojne uljen e mikroorganizmave te demshem.
-Kivit – jane burim i pasur i vitamines C e cila mban uretren dhe fshikzen te shendetshme. Mund ti konsumoni te bluar me leng portokalli per me shume vitamine C. Per me teper, lengu i portokallit e ben urinen me shume acide, duke ndihmuar keshtu te luftoje mikrobet!
-Kumbullat vishnje – antioksidantet ndihmojne organizmin te jete i shendetshem.
-Qepet, hudhrat, rigoni – ofrojne veti antimikrobiale.
-Ananasi – permban enzima qe ulin inflamacionin.
-Uji i mjaftueshem – ndihmon largimin e mikrobeve nepermjet urines!
Blerina Bombaj