Të gjithë e dimë se si funksionon; përdorni fill dentar, lajini dhëmbët pas çdo vakti, shkoni tek dentisti një herë në 6 muaj, mos hani ushqime të nxehta dhe as të ftohta, si dhe dhurojni vetes gjithmonë një buzëqeshje vesh më vesh.
Kjo duhet të jetë rutina juaj për një shëndet të mirë oral, por duke u ndalur tek ushqimet nuk është vetëm temperatura e gatimit dhe servirjes së tyre ajo që ndikon në paraqitjen e dhëmbëve tuaj, por edhe llojet e tyre.
Ushqimet që do të zënë shumë shpejt vend në tavolinat e gjithkujt, flasim për ato të festave, janë të pasura me sheqerna dhe ky nuk është një lajm i mirë për dhëmbët tuaj, prandaj këshillohet të bëni kujdes me to:
1.Ëmbëlsirat: Nuk po flasim për një ëmbëlsirë të vogël apo dy, por për atë që njihet nga të gjithë si kullufitja e ëmbëlsirave. Sheqeri i pastër që ato përmbajnë dhe ngjyruesit e ndryshëm janë ndër armiqtë kryesorë të dhëmbëve.
2.Frutat e thata: Duke qenë të forta, sidomos nëse gatuhen, dhe i konsumoni pas disa kohësh atëherë mund të shkatërrojnë dhe shkaktojnë dëmtime të strukturës së jashtme të dhëmbit, prandaj bëni kujdes.
3.Pijet alkoolike: Alkooli në përgjithësi ka një efekt intensiv në prishjen e dhëmbëve. Një rrezik tjetër potencial janë likeret të cilat përmbajnë nivel të lartë të sheqerit industrial dhe ngjyrues gjithashtu.