Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat me rastin e “8 Marsit”.
Kreu i qeverisë ka bërë një postim në “Facebook”, ku shkruan se një urim i përcjell edhe nënës së tij, të ndierës Aneta Ramës.
“Me urimin e kësaj dite të nënës sime e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.