Ogerta Manastirliu lajmeroi se për festën fundvitit masat janë marrë për gatishmëri të përforcuar në të gjitha aspektet.
Nga Spitali i Traumës, ministrja tha se ekipe mjekës në gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të përforcuar për festat e fundvitit, 24 orë pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve për çdo urgjencë mjekësore.
“Do kemi në sistemin e urgjencës kombëtare 100 ekipe të shpërndara në terren, stacione për të mbuluar cdo emergjencë.
Masat nga urgjenca dhe spitalet për të përballuar cdo emergjencë apo urgjencë përmes 127.
Të gjithë sistemet e strukturat e urgjencave në spitale do jenë të përforcuara duke organizuar punën me shërbimin “on call” pra mjekëve të gatshëm përmes sistemit të thirrjeve, qoftë spitalet rajonale dhe ato te urgjencave,
Ekipe të përforcuara në funksion të gatishmërisë në kuadër të festave të fundvitit.
Në Tiranë do kemi 9 ekipe të urgjencës që do vendosen në stacione
e dy ekipe shtesë të urgjencës Kombëtare me materialet e barnat e nevojshme”, tha ministrja.