Kur bëhet fjalë për unazat ose bizhuteritë e tjera, mund të ndodhë lehtësisht t’i humbίsni ato. Unaza e martesës ka një domethënie të rëndësishme, prandaj humbja e saj na mērzίt më shumë.
Pikërisht me këto premisa argjendari anglez Steve Bennett ka krijuar dy modele unazash me GPS të integruar, ose një çip bluetooth të futur brenda xhevahirit i cili lejon që ajo të gjendet në rast se humbet.
Megjithatë, ai nuk e kishte imagjinuar se po i ofronte tregut produktin ideal për të gjithë ata bashkëshortë dhe gra që duan të dinë lëvizjet e partnerit minutë pas minute!
Janë dy modele, një në ar të verdhë dhe një në ar të bardhë, të dyja zbulojnë pozicionin e mbajtësit 24 orë në ditë një mënyrë shumë efektive.
Νuk u desh shumë kohë për ta kthyer shpikjen e dobishme në diçka që mund të heImonte marrëdhënien. Në internet tashmë e quajnë “unaza e besnikërisë” dhe komentet më të njohura janë pikërisht ato që kanë të bëjnë me mungesën e besimit te partneri.
“Kjo unazë është perfekte për të spiunuar lëvizjet e burrit apo gruas sime” shkruhet ndër rreshta. Si mendoni, ju duket një mjet i dobishëm apo që shkakton kryesisht telashe?