Në vendin tonë vijon ulja e temperaturave.
Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Europa Veriore do të sjellin në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore.
Ndërkohë, sipas windy, në hartën live, priten reshje dëbore priten në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Kukës, Bulqizë, Dibër, dhe disa zona të Librazhdit.
Temperaturat e ajrit pritet të ulen sërish ndjeshëm duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11°C.
Përmirësimi i motit do të vijojë në javën që pritet të nisë.
Thuajse gjatë gjithë javës do të ketë në qarkullim masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash duke sjellë më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.