Udhezimet Dietetike per te mbijetuarit nga kanceri i gjirit
Ecni 6 dite te javes, te pakten ½ ore me ritem te shpejte. Konsumoni 5 -9 racione fruta – perime (1 racion fruta = 150gr; 1 racion perime = 75gr), cdo dite. Zgjidhni perime me ngjyra, vecanerisht te verdha, portokalli, dhe jeshile te thelle. Preferoni agrumet, kumbullat vishnje, boronicat, manaferrat, mjedrat, pjeshket, mollet, rrushin e kuq pa pesticide dhe qershite e tharta. Rrisni konsumin e brokolit, lakres, lulelakres, rukoles, lakres kale dhe lakres se Brukselit, te cilat duhet te jene te pagatuara ose te gatuara ne avull per pak minuta. Shtoni konsumin e hudhres dhe qepes ne kombinim me perimet e lartpermendura.
Arrini dhe mbani nje peshe te shendetshme. Nese jeni mbipeshe, rrezoni disa kilograme deri sa te arrini peshen optimale. Evitoni pijet me sheqer te tipit cola, fanta, limonata, cajra dhe lengje te tjera freskues. Pini uje te paster dhe mundesisht nga shishe qelqi ose shishe plastike te cilat nuk kane qendruar ne diell. Evitoni ushqimet e nxehta ne paketime plastike. Ushqimet kalorike (te pasura ne sheqer ose yndyre, konsumojini sa me rralle). Evitoni fast/food-et.
Reduktoni konsumin e mishit ne me pak se 3 racione ne jave (1 racion = 90gr). Nese deshironi te konsumoni produkte te perpunimit te mishit, sigurohuni te jene pa nitrate dhe konservues.
Evitoni ushqimin e pjekur deri ne djegie, vecanerisht mishin dhe produktet e tjera shtazore. Evitoni mishin ne zgare dhe barbeque. Gatimi me i pershtatshem eshte ai me zierje qe nuk kalon 100grade C.
Sigurohuni te merrni 1400-1500mg Kalcium/dite dhe 1100IU vitamine D ne formen D3. Masni vitaminen D ne gjak dhe merrni suplement deri sa ajo te arrije mbi 30ng/mL. Nivelet ekzakte optimale te vitamines D ne gjak, per parandalimin e kancerit te gjirit, nuk jane te ditura ende.
Pini 3-5 kupa caj jeshil ne dite, pa sheqer.
Evitoni pijet alkolike. Akoma edhe sasi te vogla alkoli mund te rrisin rrezikun e kancerit te gjirit, pavaresisht llojit te pijes alkolike. Grate qe pine alkol, duhet te marrin suplement te acidit folik ne sasine e RDA- (Recommended Dietary Allownces)
Per kancerin e gjirit ER negativ/PR negativ, yndyrnat duhet te reduktohen ne me pak se 30% te kalorive ditore dhe yndyrnat e ngopura te mbahen ne limite minimale (bulmeti me yndyre, gjalpi, yndyra e mishit, margarina, djathi, vaji i palmes). Per te arritur kete qellim, mund te kerkoni ndihmen e nje dietologu klinik.
Keshillohuni me nje dietolog klinik per te marre nje orientim te personalizuar ne baze te mjekimit tuaj, te statusit ushqimor dhe gjendjes suaj fizike, vecanerisht gjate trajtimit terapeutik mjeksor. Si rregull, marrja e multivitaminave nuk keshillohet, por nese rekomandohen duhet te ofrojne sasite e mikroushqyesve jo me shume se ato qe gjenden ne referencat perkatese (RDA), pervec vitamines D. Plotesimi i dietes me Kalcium mund te jete i nevojshem ne disa paciente. Pergjithesisht, lendet ushqyese duhet te vijne nga ushqimi dhe jo suplementet. Marrja me shumice e disa mikroushqyesve si psh., acidit folik, mund te rrise rrezikun e kancerit te gjirit ne disa paciente.
Grate me kancer te gjirit ER pozitv/PR pozitv, te cilat perjetojne afshe per shkak te terapise hormonale ose menopauzes se hershme, duhet te evitojne suplementet me isoflavone ose baze soje. Siguria e ketyre suplementeve nuk eshte ende e qarte. Ndryshime ne stilin e jeteses si mbajtja e temperatures se fresket te berthames se trupit, praktikimi i frymemarrjes se qete dhe te ngadalte, dhe aktiviteti i rregullt fizik, ndihmojne ne permiresimin e afsheve. Ushqimet pikante, pijet e nxehta apo alkoli, mund te nxisin afshet e nxehta, perpiquni ti evitoni. Nga Blerina Bombaj