Etleva Biçaku nga fshati Thanasaj i Lushnjes që u largua nga shtëpia më 29 janar të vitit 2021 është gjetur në Libofshë të Fierit.
Familjarët e Etlevës pas kërkimeve të vazhdueshme prej dy vitesh, kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e saj ditën e sotme e cila ishte ne Fier.
Policia e Fierit dhe e Lushnjes kanë arritur të gjejnë vendin ku ajo qëndronte dhe tani Etleva ndodhet në Komisariat deri në mbërritjen e familjarëve të saj.
Në kohën kur u zhduk, familjarët e Etlevës deklaronin se vajza e tyre prej 6 vitesh vuante nga depresioni dhe së fundmi kishte ndërprerë edhe mjekimin e nuk ushqehej mirë.