Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, është bërë nënë për herë të parë e dy binjakëve rreth një muaj më parë.
Genta Ismajli dhe partneri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali. Binjakët erdhën si një bekim në jetën e çiftit.
Këngëtarja ka qenë e rezervuar me postimet për të vegjlit e saj, ndërsa së fundmi ka zbuluar emrat e binjakëve.
Ajo u ka hapur një postim në Istagram bebeve, teksa ka zbuluar se emrat e tyre janë Icon dhe Ivy Blue.
Këngëtarja teksa tregon profilin e fëmijëve në Instagram shkruan “më shumë foto nga ne do të vijnë së shpejti”.