Shume qytetare ndoshta u trishtuan sot kur pane ne mengjes nje shi te rrembyer.
Meterologu Hakil Osmani tha se gjatë javës së ardhshme nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut, për shkak të prezencës së vranësirave, ndërkohë që temperaturat pritet që të pësojnë një rritje të lehtë.
“Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut, në formën e rrebesheve, nesër sa u takon vlerave termike, pritet që të kemi një rritje me 1 gradë celsius të temperaturave në krahasim me ditën e sotme.
Me nisjen e javës do të kemi sërish prezencë të vranësirave, duke krijuar mundësinë e reshjeve afatshkurtra të shiut. Temperaturat do të kenë një rritje javën e ardhshme, por që do të mbeten në kuadër të temnperaturave normale të muajit Korrik.
10 ditëshi i parë do të luhatet në vlerat deri në 36 gracë celsius, pritet që të kemi prezencë të valëve të të nxehtit, në dy muajt e mbetur të verës“, tha Osmani nga Meteoalb.