Një mjeke nga Durrësi ka ndërruar jetë në një moshë fare të re.Urdhri i Mjekut në Durrës bën me dije se doktoresha ndërroi jetë për shkak të një sëmundje.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, siç thuhet në deklaratë.
Reagimi i plotë:
Urdhri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundje të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.
Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja! Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë, u pre në mes!