Balerini i njohur Kledi Kadiu së fundmi në një intervistë për revistën italiane Diva e Donna, përveçse ka folur për karrierën, ka rrëfyer edhe pak nga jeta e tij familjare.
Kledi Kadiu nuk u largua kurrë nga kërcimi. As tani që ka mbushur 50 vjeç. Në shkollat e tij, “Kledi Dance” vazhdon ta bëjë këtë, të mësojë çdo muaj me kurset e tij, studentët e rinj. Pastaj është edhe televizioni që e kërkon, dhe sipas Diva e Donna, ai do të rikthehet në ekran për të kërcyer me aktoren Geppi Cucciari, të cilën ai e konsideron një perfeksioniste.
Gjatë kësaj interviste Kledi ka folur për balerinët e rinj.
“Sot ata janë pak apatikë. Ata nuk janë ‘të uritur’. Kur unë dhe shokët e mi të klasës hynim në dhomën e provave në moshën e tyre, menjëherë fillonim të ushtroheshim. Sot kur hyj i gjej të ulur”, ka thënë ai.
Vajzën Lean, 8 vjeçe e ka konsideruar si asistenten e tij të vogël.
“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.
Ndërsa më tej ai ka folur për gjendjen e djalit, Gabrielit i cili vuan nga një çrregullim i rëndë për shkak të menigjitit.
“Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një çrregullim i rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: ‘Ushtrimet Cuevas Medek’.
Pas vetëm dy seancash, Gabrieli, kur i kërkohet, tashmë është në gjendje ta mbajë kokën drejt. Por terapia duhet të bëhet shumë herët. Ka familje që fshehin fëmijët e tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, ka përfunduar balerini.