Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, i cili është një prej njerezve që vë në dyshim ekzistencën e Covid, u infektua vetë dy javë më parë.
Pas shërimit, ai u rikthye në studion e “Rrethi Katror” në E Diell, të drejtuar nga Edi Manushi.
Moderatori e pyeti se si ishte eksperienca e tij me sëmundjen dhe Cako tha se nuk ka pasur asnjë simptomë dhe ka qenë shumë mirë.
“Kam ndejtur i izoluar nga familja, megjithatë s’kam pasur absolutisht asgjë, kam dalë për vrap nga liqeni kam bërë ato kilometrat e mia. Kjo është përgjigjia ime për të gjithë ata dashakeqët që shkruajnë nëpër portale se s’kam qenë mirë,” tha Cako.