Çifti Vilma dhe Arjan Konomi të cilët u aksidentuan tek vizat e bardha nga një një makinë tip “G Class” në Rrugën e Kavajës fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas qëndrimit prej gati dhjetë ditë nën trajtim intensiv në spital, mjeku i njohur neurokirug Fatos Olldashi jep lajmin e mire se të dy prindërit e foshnjës tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe nuk riskojnë të invalidizohen.
Vilma dhe Arjan Konomi u aksidentuan të dielën e tetë majit pak pas mesditës teksa kalonin në vizat e bardha bashkë me vajzën e tyre, tre muajshe e cila u erdhi në jete pas 20 vitesh pritjeje
Fatmirësisht edhe vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore në pritje të dalin nga spitali dy prindërit e saj, Vilma mjeke në qendrën shëndetësore në Vorë dhe Arjani drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit.