Edhe pse është tërhequr prej disa vitesh nga ekrani, Almeda Abazi vijon të mbetet një nga personazhet më të dashura të showbiz-it turk dhe atij shqiptare. Ish-Miss Globe 2008 tashmë është mama e dy fëmijëve, mirëpo ndonëse koha kalon, duket se një mungesë e rëndësishme vazhdon të shenjojë jetën e saj: babai.
Sot teksa bëhen 14 vite që i ati i saj është ndarë nga jeta, Almeda ka ndarë në Instagramin e saj disa foto të vjetra. Në njërën duket babai i saj në moshë shumë të re, në një tjetër ai mban për dore dy vajzat e tij.
Ajo ka ndarë edhe dy foto të tjera, të cilat datojnë shumë pas në kohë kur Muhamet Abazi shënonte rekorde në sportin e atletikës.