Hygerta Sako nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj. Edhe pse nënë single, moderatorja sportive është e hapur për të krijuar lidhje dashurie. Ish-missi shqiptar u shpreh se vajza ka rëndësinë dhe kohën saj, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllë jetën e dashurisë.
Ajo tha se po pret akoma princin e kaltër, por si duket “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”, megjithatë shprehu bindjen se do ta gjejë.
“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën por unë do ta gjej.
Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë (qesh)”- u shpreh Hygerta Sako e ftuar në “N’ferm”.
Moderatorja theksoi se një mashkull për ta bërë për vete “duhet të jetë tru” dhe nëse është i zoti mund ta kapërcejë “murin” që ka vendosur në zemrën e saj.
“Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka v de kur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti,”- tha ajo.
Ndërsa foli edhe për fillimet e karrierës, teksa shtoi se ka hasur me shumë vështirësi, pasi sipas saj, “nuk është e lehtë të punosh në television, sidomos për një vajzë 19-vjeçare që vjen nga Durrësi dhe s’është përballur asnjëherë me kamerat”.