Një mashtrim i bërë nga një menaxher hoteli në zonën e Riminit në Itali, është bërë lajm i ditës në shtetin fqinj.
Siç raportojnë mediat italiane, një menaxher nga Torino kishte marrë me qira një hotel me dy yje në zonën e Riminit, dhe e kishte reklamuar në rrjetet sociale ku ftonte qytetarët të shkonin për pushime.
Por surpriza e hidhur vinte ditën që ata që kishin prenotuar dhomën e hotelit shkonin dhe e gjenit të mbyllur, edhe pse kishin bërë parapagim.
Autoritete theksojnë se hotelit i ishte lënë afat deri ditën e premte që të mbyllej, pasi nuk plotësonte asnjë kusht.
Ndërkohë raportohet se i njëjti person mund ta ketë bërë këtë gjë edhe një vit më parë, duke iu marrë lekët klientëve dhe më pas zhdukej.