U hap b*thësh me qen në dritaren e makinës luksoze në Bllok, e pëson i riu.
Kujdes kur nxirrni shëtitje qenin me makinë ku gjysmën e trupit kafsha juaj shtëpiake e ka jashtë xhamit. Në këtë rast jeni duke vepruar gabim dhe kjo gjë ndëshkohet me gjobë nga autoritetet.
Pasditen e sotme, është gjobitur një qytetar, i cili me mjetin e tij luksoz po nxirrte shëtitje qenin, i cili ishte ulur në vendin e parë. Bëhet me dije se ai është gjobitur me 6 mijë lekë.
“Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar kafshë shtëpiake jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë”, shkruhet në argumentin e dhënë në fletën e gjobës nga ana e efektivëve të policisë.
Kjo shkelje u konstatua pasi rasti u publikua në rrjetet sociale, e më konkretisht në Instagram.
“Kur shikon ndonjë pjeshkë në Bllok”, shkruhej bashkangjitur videos në Instagram.