Xhemi Shehu është njëra ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Në muajin gusht, moderatorja Xhemi Shehu konfirmoi zërat që qarkullonin prej kohësh se ajo s’do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli.”
Drejtimi i këtij të fundit iu besua Eneda Tarifës, ndërsa Xhemi i mbajti të interesuar ndjekësit e saj për planet e së ardhmes.
Mirëpo, duket se pritja ka marrë fund dhe “sekreti” është zbuluar, pas një postimi të moderatorit Eni Shehu në rrjete sociale.
“Nuk është karantinë” titullohet emisioni i tij i ri i cili do të transmetohet në “Abc News”, ndërsa gjatë videos u vu re prezenca e Xhemi Shehut.
Duket se ky është projekti dhe televizioni i ri ku do ta shohim moderatoren, ndërsa “Nuk është karantinë” do të na shoqërojë në ekran çdo fundjavë. Ndërkaq na mbetet të presim për të tjera detaje.