U kthye nga Zvicra për të jetuar në atdhe, humb jeten 34 vjecari ne Pogradec

Një aksident tragjik mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, mëngjesin e 10 korrikut 2025 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Tuneli” pranë fshatit Piskupat.

Makina që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Alfonsi ishte bashkëshorti i blogeres të ndjekur në rrjetet sociale, Ejona Vlogs e njohur për jetën dhe bukuritë natyrore të Pogradecit ku ata jetonin bashkë me djalin e tyre rreth 3 vjeç.

Familja Bleta kishte jetuar për vite me radhë në Zvicër, por në vitin 2024 kishin vendosur të riktheheshin përfundimisht në Shqipëri, duke zgjedhur Pogradecin si vendin ku të ndërtonin jetën e tyre në atdhe, pranë familjes.

Në një postim i bashkëshortes së tij, Ejona në Instagram ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve.

“Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime…humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”