U fut në ”Për’puthen” të gjej burrë habit mësuesja nga Lushnja me ato që thotë për nxënësit: Ata më kërkojnë të…

Në emisionin “Shqipëria Live” komentohet reality show “Për’puthen”. Aty ishin të ftuar disa nga personazhet e “Për’puthen +40”, ata që janë komentuar më së shumti kohët e fundit.

Në një lidhje “Skype” ishte mësuesja 43-vjeçare, Gilberta Simoni, e cila u shpreh se nxënësit e saj janë shumë të kënaqur me performancën e saj.

“Më ndjekin dhe mbështesin shumë, jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre. Ua kam ndaluar komentet, pasi ka edhe negative nga persona të tjerë, e nuk dua që të përfshihen se janë të vegjël. Le të shijojnë programin”, tha ajo.

Mësuesja në fillim tha se ka patur ndrojtje për pjesëmarrjen në program, pasi kishte shumë persona që i thoshin të mos shkonte. “Por më regjistroi një shoqe. Tani po e shijoj, ka vajza e djem të mirë, Bora është shumë e mirë”, shtoi Gilberta.

Ndërsa e pyetur në lidhje me kiminë që publiku ka parë mes saj dhe inxhinierit elektronik, Ilir Lala, gjatë takimit të tyre 4-minutash, mësuesja tha: “Është fillimi i një shoqërie të mirë, se si do vijojë do ta shikojmë”.