Turisti 54 vjecar shkon ne plazh per pushime por e gjen belaja ne shazlong

Një turist britanik është gjetur pa jete në çadrën e tij në një plazh të ishullit grek Kreta.

Plazhistë të tjerë që po qëndronin në plazhin Stalida besohet se kishin nisur të shqetësoheshin kur burri i shtrirë në shezlong nuk kishte lëvizur prej disa orësh në diellin përvëlues.


Ata ishin afruar për të komunikuar me 54-vjecarin por kuptuan se ishte pa ndjenja.

Grupet paramjekësore erdhën në vendngjarje dhe tentuan të ndihmonin burrin me frymëmarrje artificiale.

Ai u dërgua më pas në spitalin Heraklion të ishullit.

Indentiteti i burrit nuk është bërë publik por ai besohet se ka qëndruar disa orë në diell pa lëvizur, derisa plazhistë të tjerë vendosën të kontrollonin.