Të paktën 36 persona kanë mbetur të plagosur, 11 prej të cilëve në gjendje të rëndë gjatë një fluturimi në Hauai, nga Phoenix në Honolulu të SHBA-së.
Mediat amerikane raportojnë se ka patur turbulencë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të ulej në pistë.
Pasagjerët kishin lëndime në kokë, mavijosje, humbje të vetëdijes etj.
Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 14-muajshe dhe një adoleshente.
Një hetim i brendshëm ka nisur për këtë incident.