Tronditja e Greqisë nga tërmeti, pak orë më pas sizmologu bën paralajmërimin e fortë

Pak ore pasi nje termet i forte tronditi Kreten te marten, metereologu grek, Efthymios Lekkas,paralajmëroi se në dy ditët e ardhshme ekziston rreziku i përsëritjes së lëkundjeve të forta të tokës.

Lekkas tha se goditja tjetër mund të jetë e njëjtës magnitudë, ose pak më e lehtë.

Profesori shpjegoi se tërmeti i fundit ishte pranë sipërfaqes dhe u ndje shumë në Kretë, në ishujt e Dodekadezit, në Qipro e deri në Kajro.

Sipas tij megjithatë, ai ishte në linjë tjetër me tërmetin e shtatorit, e kjo i bën dy ngjarje krejt të ndryshme. Tërmeti i një muaji më parë ishte i fuqisë 5.8. Ai goditi më fort qytetin e Iraklionit në Kretë duke lënë të vdekur një person, i cili ka qenë duke punuar në një kishë, e cila është shembur.