Rënia e flokëve ose Alopecia mashkullore a femërore zakonisht ndodh në familje, por ka shumë arsye të ndryshme për rënien e flokëve, përfshirë gjenetikën, çekuilibrat e hormoneve, sëmundjet mykotike të kokës, stresin , sëmundjet autoimune dhe mangësitë e elementeve ushqyes.
Por mos u shqetësoni pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ripërtërirë natyrshëm flokët tuaj.
Vaj rozmarine
Mjeku kozmetik thotë për vajin e Rozmarinës, që është vërtetuar se është i mirë për parandalimin e rënies së flokëve dhe nxit rritjen tyre. Bima e rozmarinës përmban acid karnozik, njihet për shërimin e nervave dhe indeve të dëmtuara dhe përmirëson qarkullimin qelizor.
Aloe vera
Aloe vera është e mbushur me enzima proteolitike, të cilat dihet se riparojnë qelizat e vdekura në lëkurën e kokës. Jo vetëm që nxit rritjen e flokëve, por gjithashtu parandalon kruajtjen në lëkurën e kokës dhe redukton zbokthin.
Masazhi
Ekspertët rekomandojnë masazhe për të ndihmuar stimulimin e lëkurës së kokës dhe për të përmirësuar trashësinë e flokëve, pasi njihet gjithashtu për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe shëndetin e kokës.
Ujë orizi
Uji i orizit është një metodë popullore për të ndihmuar në uljen e rënies së flokëvedhe përmban gjithashtu vitaminë B, C dhe E që ndihmon më tej në rritjen e flokëve.
Lëng qepe
Mund të mos ketë aromaë të këndshme, por lëngu i qepës thuhet se ka efekte pozitive në rritjen e flokëve. Ai nxit rritjen e flokëve dhe largon alopecinë. Aplikojeni atë në lëkurën e kokës dhe tek flokët dhe lëreni të veprojë për të paktën 15 minuta dhe më pas lani flokët me shampo si zakonisht. SHIKO.NEWS