Një person ka humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar, si pasojë e një tornadoje që goditi disa shtete në Gjermaninë perëndimore.
Sipas raportimit të medieve vendase, një 38 vjeçar mbeti vdekur pasi pësoi goditje të rënda në kokë dhe e zuri edhe korrenti në bodrumin e përmbytur.
Ndërsa në Paderborn, një qytet mes Frankfurt-it dhe Hamburg-ut mbetën të lënduar të paktën 40 persona. Përgjatë rajonit pati bllokim të transportit rrugor dhe atij hekurudhor. Gjithashtu si pasojë e stuhive të fuqishme, shumë pemë u rrëzuan dhe qindra shtëpi mbetën pa çati.
Shërbimi rajonal i zjarrfikësve tha se të gjithë punonjësit janë vënë në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga stuhia.
ALERT – ‘Tornado’ in western Germany injures more than 30, including 10 seriously https://t.co/sKkuo8tTgupic.twitter.com/pFKIvh4ACi
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) May 20, 2022