Toka nuk gjen qetesi nga termetet. Ja dy vendet qe u zgjuan me termete diten e sotme

Toka nuk gjen qetesi nga termetet pas Turqis dhe Siris dy termete kane lekundur diten e sotme Iranin dhe Libanin

Teheran
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka ndodhur në provincën Fars në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmilogjike të Iranit, tërmeti me magnitudë 5.5 ballë, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Dorz të provincës Fars, është regjistruar në orën 04:41 me orën lokale. Thellësia e tërmetit ka qenë 11 kilometra nën tokë.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars, Hossein Dervishi tha se sipas informacioneve të para nuk ka pasur humbje jetësh dhe se studimet për vlerësimin e dëmeve po vazhdojnë.

Dervishi theksoi se ekipet e reagimit emergjent në rajonin afër qendrës së tërmetit janë gati.

Poashtu dje një tërmet 5.2 ballë u regjistrua në fshatin Dorz.

Bejrut
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka ndodhur në ujërat territoriale jugore të Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Departamenti Kombëtar i Gjeofizikës Libaneze thuhet se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 08:00 me orën lokale, ishte afërsisht 61 kilometra larg qytetit Sidon në Mesdhe.

Tërmeti është ndjerë në qytetet bregdetare në jug të Libanit, veçanërisht në Sidon si dhe në Palestinë dhe Izrael.

Mësohet se lëkundjet nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme materiale.